Kështu duket Korça këto ditë dimri

0
214

Një atmosferë magjike ka mbuluar Korçën në prag të festave të fundvitit.

“Festivali i Dritave” mbushi edhe këtë vit me vizitorë të shumtë qytetin juglindor të Korçës.

Dekori i veçantë i vendosur në Pazarin e Vjetër të Korçës, si dhe në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit, që tërheq mijëra turistë në të katër stinët e vitit, i ka dhënë qytetit një bukuri mahnitëse.

Një kalendar i pasur aktivitetesh do t’i shoqërojë qytetarët korçarë, si dhe vizitorët e shumtë gjatë gjithë muajit më të bukur të vitit./Atsh/OxygenPress.info