Këshilli i Prindërve të Prishtinës paralajmërojnë edhe protesta

0
45

Këshilli i Prindërve të Prishtinës paralajmërojnë që në rast të mos arritjes së një marrëveshje deri sot, në mes MASHT-it e SBASHK-ut, do të bëjnë thirrje edhe për protesta. Për ta është e paarsyeshme greva e cila tash më ka hyrë edhe javën e tretë.

Ata me datën 25 kanë zhvilluar një takim me Asamblenë e Prindërve të kësaj komune, ku është diskutuar për gjendjen e krijuar në arsim.

Ata kanë shprehur shqetësimin rreth kësaj situate, duke thënë se prindërit po humbasin durimin ndaj kësaj gjendje.

Ata kërkojnë nga MASHT-i dhe SBASHK-u që të bëjnë përpjekjet maksimale që të afrojnë qëndrimet për t’u mundësuar fëmijëve të realizojnë të drejtën për arsimim. Në të kundërtën ata paralajmërojnë edhe protestë.

“KPP njofton publikun se nëse deri të martën, më 30 janar 2019, palët nuk arrijnë marrëveshje dhe mësimi nuk pritet të fillojë, do të bëjnë thirrje për protesta qytetarë: për të shprehur kështu pakënaqësinë e plotë me gjendjen e sistemit arsimor, duke paraqitur edhe kërkesat përkatëse”, thuhet tutje në komunikatën e KPP-së./OxygenPress.info