Këshilla nga Elon Musk për çdo pronar biznesi

0
49

Elon Musk ka pasur shumë për të ndarë me pronarët e bizneseve ndër vite, dhe ai ka kaluar shumë kohë duke menduar jashtë kornizës. Më skeptikët midis nesh mund të thonë se ai flet për amerikanët, për vendet me biznese të mëdha e të zhvilluar dhe jo për realitetin tonë.

E vërteta është se, në çdo cep të botës, kompanitë drejtohen nga njerëzit, dhe njerëzit ndërtojnë struktura dhe qasje me njëri – tjetrin, qofshin ata punonjës të Apple, Tesla-s, të një Pizzerie të thjeshtë.

“Komunikimi duhet të udhëtojë përmes rrugës më të shkurtër të nevojshme për të realizuar punën, jo përmes ‘zinxhirit të komandës”, “shkroi Musk për punonjësit e tij në vitin 2018.”

“Çdo manaxher që përpiqet të zbatojë forcërisht zinxhirin e komandës së komunikimit së shpejti do ta gjejë veten duke punuar diku tjetër .”

Musk vazhdoi të thoshte se “një burim kryesor i problematikave” në kompani vijnë kur komunikimi nuk rrjedh lirisht. Ndërsa ai u tha punonjësve të tij Tesla, “duhet të jetë krej e lejueshme që njerëzit të flasin direkt dhe të bëjnë që gjëja e duhur të ndodhë”.

Dy vjet më vonë, bota duket shumë e ndryshme për shumicën e kompanive. Me shumë punonjës që punojnë nga shtëpia, komunikimi midis departamenteve nuk ka qenë kurrë më kritik. Të hedhësh në erë zinxhirin e komandës mund të jetë mënyra më e mirë për të siguruar që ajo të rrjedhë lirisht.

“Zinxhiri i komandës” ka qenë prej kohësh një pjesë e botës së korporatave. Me Drejtorin e Përgjithshëm ose Presidentin në krye, raportet e tij të drejtpërdrejta që drejtojnë sektorë të ndryshëm, të ndjekur nga shefat, menaxherët dhe punonjës të tjerë, në teori për të krijuar njëfarë strukture.

Sidoqoftë, për Musk-un, ajo lloj hierarkie është një sistem joefikas. Kur mesazhet po shtyhen në zinxhirin e komandës, ato mund të ngecen në të. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë në tonalitet, rëndësi, ose kontekst pasi më shumë njerëz i përcjelllin ato. (Njësoj si ajo loja e fëmijëve, “telefoni i prishur”).

E nëse një mesazh ngecet gjatë rrugës së tij, mund të duhet shumë kohë për të arritur tek personi i duhur, duke krijuar probleme potencialisht të kushtueshme për kompaninë.
Ky problem është edhe më i mprehtë në një botë ku punonjësit detyrohen të punojnë në distancë duke përdorur mjete si Slack, Asana, Zoom, dhe të tjera për të komunikuar. Ishte mjaft e vështirë vetëm gjashtë muaj më parë të dërgosh një mesazh në zinxhirin e komandës. Tani, mund të jetë gati e pamundur.

Prandaj, drejtuesit e bizneseve duhet të mendojnë seriozisht për ta hedhur në erë atë zinxhir komandimi.

Sigurisht, zinxhiri i komandimit është krijuar për t’u falur rehati drejtuesve dhe presidentëve, por nga ana tjetër, nuk po u bën asnjë favor. Dhe ju pëlqej ose jo, staffi juaj i menaxhimit mund të mos ju ushqejë të gjitha informacionet që ju nevojiten.

Mos u bazoni shumë tek zinxhiri i komandimi pasi, siç sugjeron Musk, mund të bjerë shumë lehtë. Në një kohë kur bizneset janë nën presion, asgjë që dëmton kompaninë dhe aftësinë e saj për të komunikuar nuk duhet të jetojë.