Kërkesë interesante e një italiani para vdekjes së tij

0
83

 

Amanetet që i lënë njerëzit para se të vdesin janë nga më të ndryshmet, ndonjëherë  edhe të çuditshme. Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur në Itali gjatë kësaj jave.

Një tifoz i Juventus ka pasur një kërkesë të pazakontë në amanetin e fundit. 77-vjeçari me pseudonimin Il Doro, emri i vërtetë Mario Stefanini, ka vdekur të enjten dhe funerali është bërë pasditen e së shtunës.

Siç bëhet zakonisht në Itali, një lajmërim është printuar dhe vendosur në qytetin e Fronaci di Barga, pranë Lucca, për të njoftuar për vdekjen e tij.

“Mario Stefanini, ‘Il Doro’, mosha 77 vjeç. Fëmijët dhe familja shpallin këtë lajm të trishtë.

“Funerali do të zhvillohet të shtunën në varrezat e Lopias.

“Në vend të luleve, sillni golat e CR7.”

Nuk dihet nëse portugezi do të bëjë diçka të veçantë për këtë rast./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu