Kërcënim për sulm në QKUK, klinikat rrethohen nga Policia e Kosovës

0
201

Një kanosje anonime për njërin nga spitalet e vendit, ka mobilizuar policinë, e cila ka ndërmarrë masat parandaluese dhe të sigurisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë vizitës në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka deklaruar se spitalet janë të sigurta.

“Pacientët janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKSUK-së kemi pasur takim, ku kemi diskutuar që përcjellja e familjarëve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një, për momentin duke respektuar masat tona.

“Ne kemi marrë masat që institucioni shëndetësor të mos jetë shpërndarës i virusit”, ka thënë Vitia.