Kërcënim “i çmendur” nga Wilder

0
53

Boksi profesionist është ndër sportet që tërheq jashtëzakonisht shumë vëmendje, prandaj edhe pjesëtarët e këtij komuniteti nuk e humbin rastin për të rënë në sy me deklarata dhe veprime të ndryshme.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Deontay Wilder, kampioni i botës në peshën e rëndë në versionin WBC, i cili ka paralajmëruar sot rivalin e tij të duelit të 1 dhjetorit, britanikun Tyson Fury, se ai është transformuar në një “boksier vrasës”.

Wilder do të mbrojë titullin kampion ndaj një ish-kampioni bote, të dy të pamposhtur në ring, sfidë që do të zhvillohet në “Staples Center” të Los Anxhelosit.

Jam në formë të shkëlqyeshme dhe mezi po pres të përballem me Furyn. Mentaliteti dhe trupi im tani kanë ndryshuar. Unë jam transformuar  nga një boksier në një vrasës dhe Fury do ta përjetojë këtë gjë“, ka thënë Fury.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një meç ndërmjet dy kampionëve të mëdhenj, është e qartë se interesimi do të jetë i jashtëzakonshëm./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu