Këngëtarja ukrainase elektrizon skenën me këngë shqiptare

0
910

Skena e “The Voice of Greece” është ndezur nga një këngë shqiptare. Ukrainasja Angelina Statyeva zgjodhi që në “blind audition” të konkurrojë me këngë e bukur shqipe “Lule Lule”.

Me një zë mahnitës ukrainasja bindi jurinë që njëzëri t’i japin një “Po” në edicionin përkatës.

Vajza nga Ukraina, tha se kjo këngë ishte mjaft e veçantë për të dhe shtoi se e kishte kënduar me zemër, por pa dhënë detaje më shumë për lidhjen që kishte ajo me këtë këngë.

Juria mbeti e habitur kur mësoi se kënga ishte në gjuhën shqipe, ndërsa më pas i kërkuan që të këndonte edhe një këngë greqisht, të cilën ajo e këndoi shumë mirë.

Anëtari i Jurisë: Ajo çfarë dëgjuam ishte këngë ukrainase?

Vajza nga Ukraina: Jo, është këngë ballkanike

Anëtari i Jurisë: Çfarë gjuhe ishte ajo që dëgjuam?

Vajza nga Ukraina: Shqip

Vajza nga Ukraina: Është një këngë e veçantë për mua dhe doja ta këndoja për ju

Anëtari i Jurisë: Ti vjen nga Ukraina dhe flet shqip?

Vajza nga Ukraina: Jo, nuk flas shqip, por e këndova këtë këngë me zemër