Kënga për Ibrahim Rugovën që u censurua nga mediat

Këngëtarja Alberie Hadergjonaj që shumë vite ka një këngë të kushtuar ish presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

Autori i këngës është Luan Zhegu, kompozitorë e tekst shkrues është Xhon Peci.

Ideja ka qenë e vet këngëtares dhe u mirëprit shumë nga publiku.

“Të them të drejtën LDK-ja zinte një vend të veçantë për mua në atë kohë. Por kënga nuk ka ndonjë qasje politike, sepse unë jam një artiste dhe politikën e bëjnë ata që dinë ta bëjnë. Ideja erdhi për arsye se unë e kam dashur presidentin e ndjerë si individ dhe e vlerësoj shumë për punën që ka bërë për Kosovën. Ai e ka merituar, nuk ka diskutim këtu, ne duhet të kishim bërë edhe më shumë për të. Megjithatë, tani edhe disa kolegë të mi i kanë kushtuar shumë këngë të mira Dr.Rugovës, por unë jam krenare që e kam bërë e para”, pati deklaruar Hadergjonaj.

Pse kjo këngë nuk është transmetuar aq shumë në televizionet muzikore.

“Për mendimin tim është një gabim se nuk duhen të politizohen të gjitha gjërat. Mediat duhet të jenë gjithmonë të gatshme për të informuar popullin, dhe për ti bërë njerëzit të ndihen mirë. Shumë më kanë pyetur për këtë çështje, por nuk e di, nuk kam pasur ndonjë keqkuptim me askënd. Por ndoshta duhet të jetë përmbajtja e këngës ajo që i “frikësoi” televizionet”, deklaroi vite më parë këngëtarja.