KEDS po punon të kthej furnizimin me energji elektrike në Lagjen e Muhaxherëve dhe Lagjen e Parkut

0
118

KEDS po punon maksimalisht që sa më parë të kthej furnizimin me energji elektrike për banorët e një pjese të Lagjes së Muhaxherëve dhe Parkut.

Ekipet e KEDS pas lokalizimit të prishjes së kabllos nëntokësore në parkun e qytetit, e cila furnizon një pjesë të Lagjes së Muhaxherëve dhe një pjese të Parkut, kanë filluar menjëherë hapjen e kanalit për sanimin e saj. Kjo prishje ka ardhur si pasojë e mbingarkesave në rrjetin elektrik.

Ekipet janë duke punuar maksimalisht që sa më parë të kthehet furnizimi me energji elektrike. Për shkak së prishja ka ndodhur nën objektin e destinuar për WC publike, sanimi i saj po merr më shumë kohë sesa ishte paramenduar.

Fal mobilizimit dhe angazhimit maksimal të ekipeve tona, 99% e konsumatorëve tanë janë duke u furnizuar pa ndërprerë me energji elektrike.