KE kërkon ashpërsimin e luftës kundër dezinformimit

0
34

Brukseli kërkon të ashpërsojë luftën kundër dezinformimit, në një kohë kur antivaksinat janë në ofensivë, në një plan të gjerë veprimi për të mbrojtur demokracinë, prezantuar sot, që parashikon gjithashtu të inkuadrojë reklamat politike dhe të mbrojë më mirë gazetarët.

Komisioni Europian synon të riforcojë kodin e tij të praktikave të mira kundër dezinformimit të prezantuar në 2018, nënshkruan në një bazë vullnetare nga disa platforma digjitale (Google, Facebook, Twitter, Microsoft, Mozilla dhe që prej 2020, TikTok) si dhe aktorët e sektorit të reklamave.

Një iniciativë e kryer plotësisht nga projektlegjislacionit i shumëpriturqë ekzekutivi europian do të zbulojë në 15 dhjetor, Akti i Shërbimeve Digjitale, i destinuar për të vendosur rregulla të qarta dhe detyruese për platformat digjitale.

Sepse për Brukselin, vetërregullimi i aktorëve të internetit nuk është më i mjaftueshëm.

“Dezinformimi nuk është diçka e parëndësishme”, ne po flasim për sulme vërtet të rrezikshme”, theksoi zëvendëspresidentja e Komisionit përgjegjës për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova, duke theksuar nevojën për të zvogëluar ndikimin aktualisht të madh të informacionit të rremë mbi vaksinat kundër COVID-19./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij./atsh