Katedralja” Nënë Tereza”, në ngjyra kuq e zi

0
234

Për nderë të festës së 28 nëntorit, Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë, gjatë natës së mbrëmshme kishte marrë një pamje shumë të veçantë, shkruan OxygenPress.

Fotografia ishte postuar në faqen zyrtare të Katedrales me ç’ rast përmes kësaj fotografie kanë uruar festën e 28 Nëntorit.

Në muret e objektit të katedrales, reflektohej flamuri kombëtar, shqiponja dykrenare. Shumë qytetarë kishin fotografuar këtë pamje.

Ndryshe, 28 nëntori ishte shënuar në mënyrë të ndryshme, qoftë  nga persona politikë, po ashtu edhe kulturorë.

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Në këtë datë me 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu