“Kardiomiopati”, sëmundje e zemrës e cila është në rritje gjatë pandemisë

0
148

Ekspertët mjekësorë thonë se rastet me shfaqjen e sindromës së njohur si, “Broken heart syndrome”, janë rritur dukshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Shkencëtarët nga klinika e Clevelandit kanë raportuar raste të shpeshtuara të pacientëve me këtë sindromë, që shkaktohet si pasojë e stresit.

Kjo sëmundje e zemrës ndryshe e njohur edhe si kardiomiopati, ndodhë kur stresi i madh emocional shkakton mosfunksionim të muskujve të zemrës.

Dhe si pasojë e pandemisë globale shëndetësore, njerëzit nga e mbarë bota kanë filluar ta vajtojnë humbjen e personave të dashur, duke qenë se koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 570 mijë njerëzve. Të tjerët po përjetojnë shqetësime emocionale, nga frika e sëmurjes me COVID-19.

Qëndrimi disa muaj në karantinë po ashtu ka shkaktuar krizë ekonomike, çka e shton stresin tek njerëzit nga frika për ta humbur punën, si dhe pjesa tjetër e njerëzve ndihen në ankth shkaku i vetmisë e cila vjen nga izolimi në shtëpi.

Çfarë është kardiomiopatia e stresit?

Kardiomiopatia e stresit ndodhë kur barkushja e majtë e zemrës ndryshon formën dhe zmadhohet.

Kjo e dobëson muskulin e zemrës, duke mos e lejuar pompimin e gjakut në mënyrën e duhur.

Ende nuk është e qartë se çfarë saktësisht e shkakton kardiomiopatinë e stresit, sidoqoftë, shpesh vjen si pasojë e shqetësimit fizik apo emocional.

Këtu përfshihen ngjarje nga jeta e përditshme të tilla si: humbja e një personi të afërt, abuzimi, sulmi fizik, brengat financiare apo edhe përballimi i ndonjë katastrofe natyrore, siç është tërmeti.

Në raste të rralla, njerëzit kanë përjetuar kardiomiopati të stresit pas ndonjë ngjarjeje të hareshme, sikur martesa apo lindja e fëmijës.