Karateistët e Kosovës kthehen me shumë medalje nga Turqia

0
74

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ishte në Antalia të Turqisë në Kampionatin e Mediteranit për Kadet, Junior dhe U21, nga data 6-7 prill 2019.

Në ditën e parë Federata e Karatesë e Kosovës ka arrit të fitojë 5 medalje (prej tyre një të artë, një te argjendtë dhe 3 te bronzta)

Rigon Baruti i artë, ai ketë e arriti ne kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram. Ai arriti të fitojë ndaj dy garuesve nga Serbia e sidomos në finale, duke arritur medaljen e artë për Kosovën.

Betim Maliqi i argjendtë, ku mori pjesë  në kategorinë e juniorëve deri në 68, kurse Endrit Shaqiri juniorë në kategorinë mbi 76 kilogramë arrit të fitojë vendin e tretë medaljen e bronztë.

Po ashtu edhe Melos Gashi dhe Elton Musliu të bronztë nga Kampionati i Mediteranit, ketë e arritën në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram.

Përveç rezultateve shumë te mira nga Federata e Karatesë e Kosovës në mesin e  shteteve pjesëmarrëse me 309 garues tani edhe me anëtar në Komitetin Ekzekutiv te Federatës se Mediteranit

Nazmi Gashi u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Mediterane të Karatesë.

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate mori pjesë me 22 garues 3 gjyqtarë dhe dy përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla.