Karantinë për të gjithë personat e mbërritur në SHBA

0
109

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot një karantinë, tashmë e detyrueshme, për të gjithë personat që mbërrijnë në SHBA me avion.

Duke prezantuar planin e luftës kundër COVID-19, presidenti i ri i SHBA-së njoftoi se udhëtarët do të ishin në gjendje të prezantonin një test negativ.

I pyetur mbi faktin nëse qëllimi i tij i deklaruar për 100 milionë vaksina në 100 ditë ishte ambicioz, ai reagoi ashpër: “Kur e kam njoftuar këtë, të gjithë thatë se nuk do të ishte e mundur, ju nuk jeni seriozë!”/ATSH