Kaq shtëpi duhet të ndërtohen në Angli për të zgjidhur krizën e strehimit

0
55

Për të zgjidhur “krizën e strehimit, tre milionë shtëpi të reja sociale duhet të ndërtohen në Angli për më shumë se 20 vjet.

Shtëpia bamirëse ‘Shelter’ tha se 1.2 milion shtëpi janë të nevojshme për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë dhe “përballen me jetë në një qira të shtrenjtë dhe të pasigurtë private”. Skema ekzistuese si “Ndihmë për të Blerë” janë një përdorim më pak efektiv i parave të taksapaguesve, pohon raporti.

Qeveria thotë se sigurimi i një strehimi të drejtë social është një prioritet.

Anglia planifikon të ndërtojë 250,000 shtëpi deri në vitin 2022, duke përfshirë shtëpitë për qira sociale.

Shelter tha se raporti ishte pjesërisht i frymëzuar nga zjarri i Grenfell Toëer dhe besimi se “fatkeqësia duhet të shënojë një kthesë në mënyrën se si flasim për strehimin social”.

Raporti i Shelter pretendon se 1.3 milion shtëpi janë të nevojshme për të strehuar ata që kanë nevojë më të madhe – përfshirë njerëzit e pastrehë dhe ata që jetojnë me aftësi të kufizuara.

Organizata vlerëson se 277,000 njerëz janë të pastrehë në Angli, më së shpeshti për shkak se kanë humbur shtëpitë e tyre me qira.

Ndërtimi i 3.1 milion shtëpive të reja sociale do të kushtojë një mesatare prej 10.7 miliardë funte në vit, sipas analizave të grupit hulumtues Capital Economics në emër të Shelter./Ndertimi/OxygenPress.info