Kaq është sasia normale ditore e lotëve

0
258

Lotët kanë funksion mbrojtës të syve. Ata e njomin pjesën e parme të syrit, e pastrojnë nga irituesit dhe paraqesin barrierën e parë imunologjike të syrit.

Kështu, duke pasur lagështi syri, mundëson të kemi të pamur më të pastër.

A  dini se lotët krijohen në gjëndrën e lotimit, që gjendet në këndin e jashtëm nën kapakun e sipërm të syrit.

Më secilën përpëlitje të syve, ata shpërndahen nëpër sipërfaqen e syrit dhe e pastrojnë atë.

Sasia normale ditore e lotëve është 30 pika, duke pasur parasysh se gjatë gjumit nuk dalin lot.

Përqindja më e madhe e lotëve përbëhet nga uji (98% ), ndërsa pjesa tjetër janë proteina e minerale.

Janë dy arsye të shpeshta pse lotojnë sytë:

  • bllokimit të kanaleve të lotëve ose
  • ekzistimit të prodhimit të tepërt të lotëve

Çfarë do të thotë rritja e lotimit?

Prodhimi i rritur i lotëve është një nga tre shenjat e sëmundjes së syrit (epiphora, blepharospasmus dhe fotofobia ).

Si iritues mund të përmenden pluhuri shtëpiak, ajri i thatë, tymi i duhanit dhe aerosolet.

Një nga shkaqet më të shpeshta për lotim të tepërt është reagimi alergjik i syrit.

Ekzistojnë një numër i madh i substancave që shkaktojnë reaksion alergjik.

Për shembull, në pranverë më e shpeshtë është alergjia nga pluhuri i polenit të luleve të ndryshme, dhe barit.

Alergji mund të shkaktojnë prodhime të ndryshme kozmetike, thjerrëzat e kontaktit. Njerëzit që ruajnë kafshë shtëpiake shpesh ankohen në lotim të shtuar të syve, që mund të jetë rezultat i alergjisë nga qimet e atyre kafshëve.

A duhet të paraqitem te mjeku pas çdo lotimi të syrit?

Nëse lotimi është i shoqëruar me skuqje intensive, me gërvishtje dhe dhimbje të syve, urgjentisht duhet kontroll i syve, rekomandon Dr. Mirjana Sazdovska, specialist i oftalmologjisë.

Lotim të shtuar kemi edhe te sindroma e syrit të thatë. Tingëllon paradoksale por sqarimi është se, për shkak të thatësisë së shtresave sipërfaqësore syri vazhdimisht është i irituar (ndjenja e trupit të huaj) dhe për këtë shkak, gjëndra e lotit është e stimuluar të prodhojë më shumë lot. Terapi për këtë janë lotët artificialë.

Çfarë duhet të bëhet që të zvogëlohet lotimi?

  • të konsultohet mjeku i syve;
  • të zbulohet shkaku i rritjes së lotimit;
  • të shmangen irituesit që kanë sjellë deri te ajo gjendje;
  • të përdoren pika për njomjen e syrit, pika antialergjike ose antibiotike
  • të mbahen syze mbrojtëse./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu