Kapiteni Ramos di të jetë edhe “i butë”

0
43

Ndër futbollistët që shquhen për lojë agresive, ndërhyrje të ashpra, por edhe reagime të “nxehta”, pa dyshim është edhe kapiteni i Reali Madridit, Sergio Ramos. Ai është lojtari i cili është ndëshkuar më së shumti me kartonë të kuq në histori të La Ligas, Champions Leagues si dhe me ekipin kombëtar.

Mirëpo, viti 2018 është më ndryshe për kapitenin e “Los Blancos”, pasi që ai e mbyll vitin pa asnjë karton të kuq.

32-vjeçari është ndëshkuar me karton të kuq plot 24 herë në karrierën e tij 16-vjeçare si futbollist. Në 19 raste ai është ndëshkuar në La Ligë, tri herë në Ligën e Kampionëve dhe dy herë në Copa del Rey.

Kaq i disiplinuar ramos ka qenë vetëm edhe në vitin 2011.

Kartonët e kuq të Ramosit sipas viteve:

2005: 3

2006: 2

2007: 1

2008: 3

2009: 1

2010: 2

2011: 0

2012: 2

2013: 4

2014: 1

2015: 0

2016: 2

2017: 3

2018: 0