Kapiteni i FSK-së, instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore britanike

0
57

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Forca e Sigurisë e Kosovës ka dërguar oficerin, kapiten Ismail Hoxha, si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.

FSK thotë se procesi i përzgjedhjes së oficerëve për të qenë instruktorë në këtë akademi është tejet rigoroz, prandaj, ku FSK-ja po dëshmon se në strukturat e saj ka kuadro të përgatitur dhe të trajnuar sipas standardeve të NATO-s, dhe të aftë për të dhënë kontribut në ngritjen e kapaciteteve edhe në akademitë ushtarake me renome botërore.

Hoxha në këtë akademi është i angazhuar për periudhë dy vjeçare, për të vazhduar më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit të ri.