Kapiteni i “Dardanëve” flet para ndeshjes me Rumaninë

0
45

Dardan Berisha është shpresa më e madhe e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen me Rumaninë, e cila zhvillohet më 29 nëntor dhe është e  e vlefshme për parakualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2021.

Kapiteni i “Dardanëve” shpreson që Kosova të ketë paraqitje të mirë në këtë përballje, ndërsa vlerëson atmosferën e mirë dhe kushtet që Përfaqësueses i janë ofruar në Debrecen të Hungarisë ku është duke i vazhduar stërvitjet.

“Kemi filluar me përgatitje, ndërsa që po presim të na bashkohen edhe basketbollistët tjerë. Atmosfera është shumë e mirë. Sigurisht që të gjithë do ta japim maksimumin tonë dhe shpresojmë të paraqitemi sa më mirë në këto ndeshje shumë të rëndësishme”, ka thënë Berisha.

Një lajm i keq për Kosovën është lëndimi i plejmejkerit amerikan Malcolm Amstad, paraqitja e të cilit është në dyshim.

Pas Rumanisë, Kosova do të takohet me Maqedonisë, më 2 dhjetor./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu