Kapen një sasi e pijeve alkoolike gjatë tentimit të kontrabandës

0
55

Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për të u kontrabanduar në Kosovë.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë tentuar të ndalin një automjet transportues i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor.

Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit i cili është arrestuar. Automjeti si dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar.