Kanceri i mushkërive: 1 në 5 persona nuk është duhanpirës – shkaqet e tjera

0
257

Rreth 20% e njerëzve që kanë kancer të mushkërive nuk kanë pirë kurrë duhan. Madje shumë prej këtyre njerëzve diagnostikohen me sëmundjen kur është në një fazë të pashërueshme.

Ekspertët e kancerit kanë lajmëruar rrezikun pasi publikuan një raport në Journal of the Royal Society of Medicine që thotë ka një numër në rritje të jo-duhanpirësve që po diagnostikohen me kancer të mushkërive. Megjithëse pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e kancerit të mushkërive, Shoqata Amerikane e Kancerit vlerëson deri në 1 në 5 persona me kancer të mushkërive në Shtetet e Bashkuara nuk kanë pirë kurrë duhan.

“Nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare pse jo-duhanpirësit zhvillojnë kancer të mushkërive,” tha për Healthline Dr. Giorgio Scagliotti, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kancerit të Mushkërive dhe prefosor i onkologjisë në Universitetin e Torinos. “Megjithatë, ka disa faktorë kryesorë të rrezikut jashtë pirjes së duhanit të lidhur me kancerin e mushkërive.”

Tymi i dorës së dytë

Kanceri i mushkërive mund të jetë rezultat i ekspozimit ndaj duhanpirësve të tjerë. Brenda ose jashtë, nuk ka një nivel të sigurt të ekspozimit ndaj tymit të dorës së dytë. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përcakton tymin e dorës së dytë si “kombinimi i tymit nga fundi cigares dhe tymi që thithin duhanpirësit”.

Tymi i dorës së dytë përmban qindra kimikate toksike, 70 prej të cilave dihet se shkaktojnë kancer dhe mund të jetë faktori i vetëm më i rëndësishëm për të parandaluar kancerin e mushkërive tek jo-duhanpirësit.

Radoni është një vrasës i heshtur

Pirja e duhanit është faktori numër një i parandalueshëm në zhvillimin e kancerit të mushkërive. Por nuk është i vetmi. Ekspozimi ndaj radonit (element kimik) është shkaku i dytë kryesor i kancerit të mushkërive.

“Ekspozimi ndaj radonit është i kudondodhur në tokë, kështu që ka një incidencë më të madhe të ekspozimit ndaj radonit te ata që punojnë nën tokë dhe nga njerëzit, shtëpitë e të cilëve kanë bodrume”, tha Scagliotti.

Ndotja e ajrit një shkak i kancerit

Në vitin 2013, Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancerin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (IARC) njoftoi se ndotja e ajrit ishte shkaku kryesor mjedisor i vdekjeve nga kanceri. Monografitë e IARC janë një burim i provave shkencore mbi substancat dhe ekspozimet që shkaktojnë kancer. Ndotja e ajrit mund të jetë e vështirë për t’u shmangur.

Burimet: Healthline, Health, WebMD, Anabel