Kanadaja hap dyert për shqiptarët, kërkohen 48 mijë shoferë

0
368

Po kërkoni një të ardhme më të mirë?

Të gjithë ata që mund të zhgënjehen nga Lotaria Amerikane e kanë edhe një tjetër mundësi për një të ardhme më të mirë, jo shumë larg SHBA-ve, në Kanada.

Kanadaja hap dyert për 48 mijë punonjës që duan të punësohen si shoferë. Kjo do të jetë një opsion i mirë për të gjitha vendet ku punësimi është i ulët.

Kjo ka filluar që dy vjet, dhe do zgjatë deri në vitin 2024.

Pagesa e shoferit rritet dita-ditës. Shoferët e kamionëve që fillojnë ta bëjnë këtë punë çdo vit fitojnë rreth 80,000 dollarë kanadezë (rreth 51,457 euro). Në disa pjesë të vendit, kjo shumë arrin në 100,000 dollarë kanadezë (rreth 64,361 euro) në vit.

Autoritetet e New Brunswick kanë nisur një program për të lejuar emigrantët të punojnë si shofer kamioni./27