Kampionët mbeten të pamposhtur

0
57

Meçi i shumëpritur ndërmjet amerikant Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury, i zhvilluar në Los Anxhelos, ka përfunduar me barazim.

Njëri nga gjyqtarët ka vlerësuar 115:111 për Wilderin, i dyti 114:110 për Furyn dhe i treti 110:110.

Në këtë mënyrë, tituli i kampionit për peshën e rëndë të boksit profesionist në versionin WBC ka mbetur në pronësi të amerikanit Wilder.

Edhe paskëtij meçi, të dy boksierët kanë mbetur të pamposhtur. Wilder ka bilanc prej 41 meçe, 40 fitore e një barazim, ndërsa Fury 28 meçe, 27 fitore e një barazim.

Meçi ka zgjatur 12 runde dhe është zhvilluar në prani të 20 mijë shikuesve, derisa miliona të tjerë e kanë përcjell në ekranet televizive.

Në shumicën e rundeve Fury ka sulmuar më shumë, ka qenë më i mirë, por dy herë është gjendur i shtrirë në dysheme, që ishte edhe përcaktuese që lufta të përfundonte pa fitues.

Pas meçit të dy kanë pretenduar se e kanë merituar fitoren, ndërsa janë shprehur të gatshëm për një luftë tjetër në mes tyre./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu