Kampionet gati për sfidën e radhës

0
44

Vetëm pak ditë pas shkëlqimit në turneun Grand Slam në Abu Dhabi, xhudistet tona, të udhëhequra nga përzgjedhësi Driton Kuka, do të sfidon në turneun Grand Prix “Tashkent 2018”, që mbahet në Uzbekistan.

Krahas Majlindës, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, pjesëmarrëse janë edhe kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kilogramë), nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi (-52 kilogramë), dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka (-78 kilogramë), e cila të dielën e kaluar fitoi medaljen e artë në evropianin U-23, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Majlinda, Nora dhe Distria garojnë nesër, kurse Loriana të dielën. Pas shortit të hedhur sot, të katër xhudistet tona kanë kaluar rundin e parë pa luftë. Grand Prix Tashkent 2018, është i vlefshëm për pikë kualifikuese Olimpike./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu