Kampionati i ri në Ligën e Femrave nis më 26 shtator

0
40

Garat e edicionit të ri në Ligën e Parë në konkurrencën e femrave do të fillojnë me datë 26 shtator.

FFK do të sigurojë për secilin klub nga një termometër, të cilët secili klub do t’i bartin në ndeshje (qoftë si vendas apo edhe mysafir) dhe para fillimit të ndeshjes mjekët e secilit klub do t’ua bëjnë matjen e temperaturës të gjithë ekipit.

Ndërkohë, klubet vendase janë të obliguara të sigurojnë dezinfektues të lëngshëm për duar, derisa maskat janë të obliguar t’i mbajnë lojtaret rezervë si dhe stafi.