“Kam me shkru për ty e me t’lexu tanaheret, kur je e kur s’je”

0
152

Nga Besnik Camaj

Kam me shkru për ty
e me t’lexu tanaheret
kur je e kur s’je
kur shkon e vjen
si ftyrë e kuqtë
e frytit ma t’ambël
që ma merr frymën
e ma shpleks shijen
në shtatë mijë nuanca.

Bash si flaka jote.