Kam kuptu

0
1239

Nga Xhejlane Terbunja

Kam kuptu që në verë diellit ia du veç lindjet dhe perëndimet.
Kam kuptu që njerëzit bajnë dashni edhe pa qenë t’dashunuem.
Kam kuptu që njeriu asht’ krijesa ma mizore dhe ma e butë në tokë.
Kam kuptu që kur vdes dikush , nuk qajmë për të, por për mungesën e tyne n’jetën tonë.
Kam kuptu që asnji dhimbje nuk zgjat përgjithmonë , ashtu sikur nuk zgjat as lumtunia.
Kam kuptu që nuk munem me e lëndu njeriun me vetëdije, por me vetëdije munem copash njeriun gjithashtu me e ba.
Kam kuptu që “lamtumirat”nojhere nuk kanë fjalë, veç përqafime.
Kam kuptu që njeriun e lumtunon lumtunia e tjetrit.
Kam kuptu që njeriu asht’ nji qenie e friksueme në palcë.
Kam kuptu që asnji histori dashnije nuk nis e as përfundon njilloj.
Kam kuptu që me u rrit dhemb.
Kam kuptu që çdo ditë mun’ t’kuptojmë diçka të re.
Kam kuptu që nuk mund t’kuptoj çdo gja.
Kam kuptu që dëshira me jetu asht’ ma e madhe se vet universi.
Kam kuptu që dashnija ban me e humb veten .
Kam kuptu që dashnija ban me e gjet veten.
Kam kuptu që dashnija asht’ përgjigja për çdo gja.