Kadetja e FSK-së Iliriana Bunjaku merr shpërblimin e nderit në Angli

0
85

Kadetja e FSK-së, nëntoger Iliriana Bunjaku, është shpallur kadetja më e mirë ndërkombëtare në ceremominë e diplomimit të kadetëve në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.

Bunjakut i është ndarë shpërblimi i nderit për demonstrim të qëndrueshmërisë fizike, guxim dhe aftësi të vërteta lidershipi, njofton Klan Kosova.

Në Paradën e Sovranit, live nga Akademia Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” në Mbretëri të Bashkuar, u thirr emri i Iliriana Bunjakut dhe u shqiptua emri i Republikës së Kosovës për ta pranuar shpërblimin e nderit “Shpata Ndërkombëtare” nga gjenerali britanik Sir Nicholas Carter.

Në këtë ceremoni ka diplomuar edhe kadeti i FSK-së, nëntoger Ardit Deliu.