Ka raportuar kundër regjimit, qeveria shqiptare përzë gazetaren angleze, Alice Taylor

0
39

Autoritetet shqiptare kanë refuzuar shtyrjen e lejes së qëndrimit për gazetares angleze, Alice Taylor. Ajo ka qenë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare tek thebalkanista.com, një faqe që ka për qëllim kryesor promovimin e bukurive dhe kapaciteteve turistike të Shqipërisë.

Fillimisht e akuzuan për agjente ruse, por tani e ndanë mendjen “ta heqin qafe”.

Lajmi është bërë me dije nga vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo e ka marrë këtë “dhuratë” nga Rilindja, ndërsa thotë se është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë me fëmijën e të fejuarit e saj shqiptar.

“Qeveria shqiptare, pasi më ka sulmuar mua dhe partnerin tim, për shkak të punës sime si gazetare dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani kanë anuluar rinovimin e lejes sime të qëndrimit. Kështu që tani jam këtu në mënyrë të paligjshme dhe kërkohet të largohem, pavarësisht se kam një çertifikatë mjekësore, duke u thënë se nuk mund të udhëtoj, për shkak të komplikimeve që dalin nga të qenit gati gjashtë muaj shtatzënë me një fëmijë shqiptar”, – shkruan Taylor./27/oxygenpress.info