Ka filluar pa paralajmërim ndërtimi i laurës në Grykën e Rugovës; është paralajmëruar protestë e banorëve rugovas!

0
71

Ka filluar ndërtimi i laurës në hyrje të Parkut Nacional të Rugovës, në mënyrë që të paguhet për hyrje në këtë park. Mirëpo, një gjë e tillë po kundërshtohet nga banorët dhe organizatat joqeveritare.

Në kundërshtim të këtij projekti, është paralajmëruar edhe protestë.

Veton Mujaj nga organizata “Syri i Vizionit” ka konsideruar se po luhet me qytetarët dhe se punimet kanë filluar pa u konsultuar me banorët e zonës. Ai, ka shtuar se do të merren masa kundër këtij projekti.

Laura (Rampa)pa diskutim paraprak me banorët e Rugovës nuk lejohet edhe pse sot paskan nisur këtë proces në terren. Duket se institucionet tona po luajnë qëllimshëm me nervat e banorëve të kësaj treve, dhe unë e di se këto lojëra me banorët e kësaj ane nuk i pranojnë më, sidomos pas rastit të demarkacionit. Zërin e tyre që nuk donit ta dëgjoni paraprakisht për të diskutuar me ata, keni me e ndëgju këto ditë, pra.

Shteti duhet të mundësoj jetën banorëve të këtyre 13 fshatrave jo të vështirësoj apo të tentoj t’i mashtroj. Kontrolli i dukurive të kqija dhe matrapazllëqeve nuk ndalohen me një Ramp. Nëse nuk ndalohet puna në ndërtimin e kësaj Laure në Grykën e Rugovës dhe nëse institucionet tona nuk nisin procesin e konsultimeve me banorët e kësaj zone, banorët e kësaj treve në përkrahje edhe të organizatave të shoqërisë civile do të marrin të gjitha masat për të ndaluar këtë formë të egër dhe jo-transparente të veprimeve nga institucionet tona. Protestat mund të janë hapi më i vogël që do të ndermirret në këtë drejtim.