“Ka aq shumë gënjeshtra kjo botë, sa mund ta quash botë gënjeshtarësh”

0
110

Nga Skënder Rusi

Dua të të urrej, po s’mundem,
Është e vështirë të urrehen
Të bukurat!
Paçka se ti hodhe në erë,
Të gjitha rrugët,
Të gjitha urat!

Dua të të shaj, por s’mundem,
Është e vështirë të harrohen
Të puthurat!
Unë isha lëndina ku uleshe ti
Dhe qielli ku vallëzonin fluturat!

Dua të të gënjej, po nuk mundem,
Është njëlloj sikur veten pa litar ta varësh!
Ka aq shumë gënjeshtra kjo botë
Sa mund ta quash botë gënjeshtarësh!