Juventusi nuk heq dorë nga Pogba

0
32

Kampioni i botës me Francën, Paul Pogba, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, kjo për shkak të situatës jo stabile që po e kalon te Manchester United.

Në prag të ndeshjes së sotme që skuadra angleze e zhvillon në udhëtim te Juventusi, Tuttosport njofton se zyrtarët e dy skuadrave janë në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e tij Mino Raiola dhe po e shqyrtojnë  mundësinë që ai të kthehet tek ish-skuadra e tij.

Kjo mund të varet edhe nga mbrëmja e sotme dhe pritja që do t’ia bëjnë tifozët atij, pasi që pritja që i kishin bërë Cristiano Ronaldos vitin e kaluar luajti rol të rëndësishëm në transferimin e “Topit të Artë” tek ta./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu