Juventus bën mrekullinë, mund Interin në minutat e fundit

0
44

Juventus ka mundur Interin me rezultat 2-3 në kuadër të xhiros së 35 -të të Seria A-së.

Derbi D’Italia u zhvillua në Giussepe Meazza në praninë e 78 mijë shikuesve.

Juventus arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në minutat e fundit të ndeshjes.

Të parët që shënuan ishin mysafirët nga Torino që dolën në epërsi në minutën e 13′ përmes Douglas Costas.

Ndërsa dy minuta më pas Vecino ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Interin me vetëm 10 lojtarë.

Mirëpo me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 52′ Neruazzurët barazojnë me anë të Mauro Icardit.

Pas golit të barazimit, presioni mbi Juventusin u shtua. Pas një deportimi të bukur të kroatit Ivan Perisic dhe pasimit të tij në zonën e rrezikshme, Andrea Barzagli shënoi autogol në minutën e 65′ të ndeshjes.

Me futjen në fushë të Paulo Dybalas në minutën e 61′, Bernadeschit në minutën 66′ dhe Bentancur në minutën e 80′, Massimiliano Allegri arriti të rifreskojë ekipin e tij.

Juventus barazoi rezultatin në minutën e 87′ ku pas një goditje të bukur të Juan Cuadrados, Milan Skriniar devijoi topin duke shënuar autogol.

Pak para se të përfundonte loja vjen edhe goli që shokoi të pranishmit në “Giussepe Meazza”, Gonzalo Higuain shënoi golin e fitores duke i dhënë Juventusit tre pikë të arta.

Me vetëm tre ndeshje të mbetura, Juventus gjendet në pozitën e parë me 88 pikë të grumbulluara, 4 pikë më shumë se Napoli të cilët kanë një ndeshje më pak.

Napoli, nesër duke filluar nga ora 18:00 ndeshet me Fiorentinën në Artemio Franchi. / OxygenPress

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu