“Juventus” 120 milionë euro për talentin portugez

0
41

“Juventusi” është në momentet më vendimtare të sezonit, por kjo nuk ka ndaluar drejtuesit bardhezinjë të ndërtojnë një strategji paraprake për merkaton e verës. Shtatë ditë përpara ndeshjes ndaj “Atletiko Madridit” në Torino, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ve të Ligës së Kampionëve, mediet italiane raportojnë se drejtori i “Juventusit”, Fabio Paratiçi ka hedhur grepat në Portugali për të siguruar dy futbollist që po shkëlqejnë këtë sezon.

Kështu në skuadrën e “Juventusit” këtë verë mund të transferohet Joao Felix, qendërsulmuesi i “Benfikës”. Ky i fundit ka ngjallur interesin edhe të klubeve të tjera europiane, si “Atletico Madrid”, “Real Madrid”, “Barcelona” dhe “Manchester United”, prandaj dhe Paratiçi kërkon të hidhet në sulm përpara konkurentëve.

Bardhezinjtë, megjithatë, siç raportohet nga “AS”, janë në “pole position” për lojtarin në fjalë, sepse janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë eurot e klauzolës së ndërprerjes së kontratës në fuqi. Drejtori sportiv i “Juves”, Fabio Pararici, ka folur tashmë me Luis Felipe Vieira, presidentin e klubit portugez.

Një rol të rëndësishëm në këtë transferim pritet të ketë dhe menaxheri futbollistit, Jorge Mendez, i cili ka zhvilluar një takim me Paratiçin javën e shkuar pikërisht për këtë temë.  Felix ka shënuar edhe një gol në fitoren e “Benfica” në Champions, kundër “Romës”. “Juventusi” duket gati të investojë r 19-vjeçarin, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon.

“Zonja e Vjetër” duket e interesuar edhe për Ruben Dias, mbrojtësin 21-vjeçar të “Benfica”, i cili vlerësohet rreth 60 milionë euro, por në rastin e dytë duhet parë dhe dinamikat e merkatos dhe dëshira e futbollistit për tu transferuar në Itali. /ATSH/OxygenPress.info