”Juri Gagarin” ulet me sukses në Stacionin Hapësinor

0
89

Anija kozmike ruse ”Soyuz”, e mbiquajtur këtë herë me emrin e Juri Gagarinit, i cili 60 vite më parë (12 prill 1961) u shndërrua në njeriun e parë që fluturoi në hapësirë, u ankorua me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Anija ruse u ankorua me modulin rus ”Rassvet”, pas një udhëtimi prej 3 orësh e 23 minutash.

E nisur nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, ”Soyuz MS-18” dërgoi ekuipazhin e ri në Stacionin Hapësinor, me rusët Oleg Novitskiy dhe Pyotr Dubrov si dhe amerikanin Mark Vande Hei.

Që nga fillimi i epokës hapësinore, më shumë se 570 njerëz kanë udhëtuar në orbitë, rreth 70 gra, dhe ekuipazhe të reja po përgatiten për misione të reja në Hënë dhe në të ardhmen në Mars.

Me mbërritjen e Novitskiy, Dubrov dhe Vande, Stacioni Hapësinor do të jetë shumë i mbushur me njerëz, me një ekuipazh prej dhjetë anëtarësh deri në 17 prill, kur rusët Sergey Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov si dhe amerikania Kate Rubins do të duhet të kthehen në Tokë pas një misioni 185 ditor.