Joshua e tregon rivalin e radhës

0
39

Anthony Joshua është ndër boksierët më të popullarizuar të momentit dhe dashamirët e boksit me shumë kureshtje e presin çdo deklaratë të tij, duke shpresuar për një njoftim eventual për meçin e radhës.

Diçka e tillë ka ndodhur, pasi britaniku tashmë ka bërë të ditur se cili do të jetë rivali i tij. Britaniku, duke pasur shumë vetëbesim, ka bërë të ditur se do të ndeshjet me fituesin e meçit Deontay Wilder – Tyson Fury, që zhvillohet më 1 dhjetor.

Pra,Joshua e pret fituesin e këtij meçi, në mënyrë që më 13 prill 2019 të dëshmojë edhe njëherë se është i pamposhtur.

“Edhe WBC e ka bërë të qartë kërkesën e saj, që fituesi i duelit Wilder-Fury do të përballet me mua, gjë të cilën e kërkojmë edhe ne. Kur kjo do të jetë zyrtare, çka do të dalë pas 1 dhjetorit, atëherë mund të hedhim firmat në kontratë me fituesin”, ka thënë  Joshua.

“Kjo është sfida që duan të shohin të gjithë, një përballje mes boksierëve më të mirë”, u shpreh më tej Anthony Joshua, që rrezikon të ketë përballë në duelin e 13 prillit një tjetër rival, Dominic Breazeale, të mandatuar nga WBO-ja. Por një rival i mundshëm për Joshua mund të jetë edhe fituesi që do të dalë nga sfida e 22 dhjetorit mes Dereck Chisora e Dillian Whyte.

Sidoqoftë, boksieri britanik nuk shpreh asnjë lloj shqetësimi, pa marrë parasysh cili do të jetë rivali i tij./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu