Jon Bon Jovi ka hapur restorant të ri për njerëzit që nuk kanë para

0
179

Këngëtari dhe aktori i njohur është një aktivist politik dhe një humanist i shkëlqyeshëm.

John Bon Jovi kohët e fundit hapi dy restorante ku njerëzit e pastrehë mund të ushqehen falas.

“Soul Kitchen” është emri i një organizate jofitimprurëse të themeluar nga Bon Jovi. Nuk ka lista çmimesh dhe pagesa e faturave është opsionale. Ata që janë në gjendje mund të lënë 20 dollarë, ndërsa ata që nuk kanë mjete, mund të hanë falas. Sipas të dhënave, 51 për qind e vaktit dhurohet dhe 49 për qindshi i mbetur do të mbulohet nga punë vullnetare.

Motoja e restorantit është “Të gjithë janë të mirëpritur në tryezën tonë!” Restoranti i parë në llojin e tij u hap në tetor të viti 2011 në New Jersey, ku lindi Bon Jovi. Restoranti i dytë u hap në vitin 2016, në zonën e shkatërruar nga uragani Sendi.