Johnson lideri i ri i konservatorëve: Dalim nga BE më 31 tetor

0
36

Boris Johnson, 55 vjeç, promovuesi i Brexit, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-kryetar i Bashkisë së Londrës ka fituar sfidën ndaj 52-vjeçarit Jeremy Hunt duke marrë mbi 90 000 vota kundër 40 000 të këtij të fundit, në balotazhin që iu besua 160 000 anëtarë të Partisë Konservatore britanike.

Udhëheqësi i ri do të marrë rolin udhëheqës nesër, pasi Theresa May ka formalizuar dorëheqjen si kryeministre në duart e mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas sistemit britanik, nuk ka votim të besimit, përveç kur kërkohet nga kreu i opozitës, që tani është kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn.

Skenari shtyhet me sa duket për të pas pushimit veror të Parlamentit, ngaqë Westminster do të mbyllë dyert të enjten më 25 korrik për t’i rihapur ato më 3 shtator.

”Do të dalim nga BE më 31 tetor”, theksoi Johnson në fjalimin e mbajtur menjëherë pas publikimi të rezultatit të balotazhit./atsh