Johnson dhe Biden dakord për thellimin e aleancës Londër-Uashington

0
45

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti amerikan, Joe Biden ranë dakord për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve, në bisedën e parë telefonike, që prej betimit të Biden për presidencën e SHBA-së.

“Kryeministri britanik përshëndeti presidentin amerikan, Joe Biden dhe dy drejtuesit kanë parashikuar të thellojnë aleancën mes dy kombeve”, theksoi Downing Street në një komunikatë.

Sipas shtypit britanik, Johnson ka qenë drejtuesi i parë europian që ka pasur nderin e një telefonate me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Biden shprehu synimin e tij për të forcuar marrëdhëniet speciale midis dy vendeve tona dhe të dy drejtuesit diskutuan për nevojën për koordinim mbi përparësitë e tyre të përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Rusinë”, theksoi Shtëpia e Bardhë duke iu referuar bisedës telefonike.

“Lufta kundër ndryshimit klimatik, frenimi i COVID-19 dhe garantimi i sigurisë shëndetësore të botës janë ndër sfidat që duhen përmbushur”, theksoi Shtëpia e Bardhë dhe Biden synon të rikthejë lidhjet transatlantike, duke nënvizuar rolin thelbësor të NATO-s për mbrojtjen tonë kolektive dhe vlerat që ndajmë .t” –

Presidenti amerikan, Joe Biden është treguar kritik për politikën e ndërmarrë nga Boris Johnson në mbështetje të Brexit, por dy drejtuesit kanë diskutuar për avantazhet e një marrëveshjeje të mundshme të tregtisë së lirë mes dy vendeve”, sipas komunikatës së Downing Street.

Kryeministri britanik përshëndeti vendimin e Joe Biden për të rishkuar sa më shpejt vendimet politike të paraardhësit të tij.

Ai përshëndeti gjithahstu rikthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Dy drejtuesit shprehën dëshirën për t’u takuar në një të ardhme të afërt dhe për të punuar së bashku për përgatitjen e një samiti të Kombeve të Bashkuara për klimën që do të zhvillohet në Skoci në nëntor.

“Ata rikonfirmuan angazhimin e tyre në mbështetje të NATO-s dhe vlerave të përbashkëta në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë”, sipas komunikatës./ATSH