Johnson: Asnjë amerikan apo britanik i prekur nga sulmet iraniane

0
162

Sulmi i raketave iraniane, si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Soleimani nuk shkaktoi viktima në personelin amerikan apo britanik në Irak, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

”Nga sulmet iraniane asnjë shtetas britanik apo amerikan nuk rezulton i lënduar”, theksoi Johnson.

Kryeministri dënoi sulmin iranian dhe siguroi se qeveria e tij do të bënte gjithçka ishte e mundur për të mbrojtur interesat britanike në rajon.

”Anijet luftarake ‘Defender’ dhe ‘Montrose’, tashmë janë operative në Gji dhe janë në  gjendje alarmi”, shtoi ai.