Joe Biden merr vaksinën për koronavirus

0
71

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka marrë sot vaksinën për koronavirus.

Ai ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Jill dhe iu bashkuan një liste të liderëve politikë të lartë amerikanë që kërkuan besimin e publikut për të mposhtur pandeminë.

Joe Biden mori të hënën dy doza vaksine në një ngjarje publike në spitalin Christiana Care në Wilmington, Delaware.

“Po e bëj këtë për të treguar që njerëzit duhet të jenë të gatshëm për ta bërë vaksinën, kur të jetë në dispozicion dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha më pas presidenti i ardhshëm, menjëherë pas injeksionit.

“Mezi pres të marr dozën e dytë”, shtoi ai.