“Jetimat e Ballkanit” dhurojnë 17 banesa për familjet në nevojë

0
225

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në një ceremoni solemne ka dorëzuar 17 banesa për familjet në nevojë, ndërsa kanë premtuar se gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth katërqind sosh, si dhe do të ndërtohet një shtëpi e pleqve në Suharekë.

Themeluesi dhe kryetari i  shoqatës, Halil Kastrati u shpreh falënderues ndaj gjithë atyre donatorëve që kanë kontribuar që të arrihet ky rezultat dhe të përfitojnë familjet skamnore.

Familjet përfituese do të jenë nga njëmbëdhjetë qytete të ndryshme, përfshirë Preshevën, Shkupin dhe Tiranën.

Ndryshe , Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ deri më tani ka ndërtuar mbi katërqind shtëpi për familjet në nevojë.