Jeta është matematikë

0
160

Shkruan Ibrahim Berisha

Më sheh se kam ardhur, i foli qortueshëm kur kamarieri me gotat në dorë kaloi afër.

Ju lutem?

Dua një gotë me ujë të vluar.

Vetëm, pyeti kamerieri me keqardhje.

Keqardhje e shpifur, mendoi.

Po, sqaroi piktori.

Trey javë duroi mbyllur në atelie si një zog në kafaz. Do t’i shpëtonte infektimit me virus. Ditët kaloi në atelie mbante ku mbante dy finch në kafazin me ulëse 2 mm. Mungojnë zogjtë, mendoi. Vrojtoi ku do të ishte në kafene vendi i duhur për një kafaz prej çeliku inoks. Po me shikim të turbullt pikasi murin me ngjyrë të verdhë. Kjo ngjyrë jep më shumë shije të avullit të shurrës se sa ngrohtësi dielli, psherëtiu i inatosur. Është larg të hareshmes, as nuk ngrit shtypjen e gjakut, as nuk të lehtëson frymëmarrjen. Ngjyrë shurre, saktë.

Ulur përballë, tre gra, kthyen kokën,

Ai kuptoi, fliste vetmevete.

Përse qesh, e pyeti, sa kamerieri la në tavolinë gotën me ujë të vluar.

Ti nuk qesh kurrë?

Jo, tha piktori.

Prandaj ke fytyrë me kaq shumë rrudha, deshi t’i thotë. Kujtoi fjalët e pronarit në ditën që nisi punën: Qeshja është e mirë, tërheq muskujt dhe rinon lëkurën.

Profesioni ju detyron të qeshni kot, rëzmoi piktori. U mungon në jetën reale, prandaj. E qeshura mund ta ketë origjinën biologjike dhe lehtëson përballimin e rrezikut, kujtoi frazën që kish lexuar kaherë.

Kamerieri ktheu kokën nga ai habitur, ndërsa i shërbente tre grave në tavolinën përballë.

Bëhet se shikon, por nuk dëgjon. Nuk qenke dëgjues i mirë, e qortoi piktori.

Pse?

Nuk dëgjon atë që flas, këmbënguli.

Tre gratë shikuan kureshtare.

Do tjetër pos ujit?

Po. Lugë.

Sheqer?

Vetëm lugë.

Piktori me laps të thjeshtë fliste ndonjëherë po edhe bënte vija në letrën A4.

Kamerieri la lugën në tavëll.

Ka më shumë hekur, u arsyetua piktori duke mbajtur në dorë qesen përgjysmë të sheqerit ngjyrë kafe. Kish hap edhe qesen e çajit menta. Ka më pak kalori, vazhdoi duke parë qesën e sheqerit.

Nuk e bindi kamerierin. Kjo është matematika ime, në fund të fundit, tha. Mos harro, jeta është matematikë, foli ndërkohë që tërhiqte vija në letrën e bardhë.

Kamerieri nuk e kuptoi matematikën e piktorit. E la kur do të ngrihej ta pyeste.

Pas dy orë, piktori shteri fundin e gotës, ndreqi syzet në këllëfin e lëkurës dhe mori çadrën gjysmautomatike. Zgjati qafën, vuri në kokë kapelën kovë me sipërfaqe të gjerë.

Portreti yt, merre, tha kur po largohej.

Unë, kundërshtoi kamerieri pasi pa letrën.

Është në dorën tënde nëse nuk do të jesh. Mund të jesh, tha piktori në të ikur.