Jeta e Mandelës në një ekspozitë në Londër

0
33

Ndonëse ai kaloi pothuajse tri dekada në burg, është parë si e nevojshme që në Londër të premten të hapet një ekspozitë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

Ekspozita për Nelson Mandelën  shpalos rrugëtimin e tij, edhe pse jeta e tij, duke përfshirë edukimin e tij në një provincë lindore të Afrikës së Jugut, si djalin e një shefi, burgosjen e tij 27-vjeçare dhe fundin e aparteidit, kur edhe u bë president në vitin 1994. Mandela vdiq në vitin 2013, në moshën 95-vjeçare.

Ekspozita sjell imazhe të panjohura deri më tani së bashku me më shumë se 150 artefakte, si rrobat, posterët e fushatave dhe dokumentet e udhëtimit të huazuara nga familja e fituesit të çmimit “Nobel” për paqe dhe muzetë dhe arkivat në mbarë botën.