Jericho sjell “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit

0
139

Rock grupi Jericho ka publikuar këngën e tyre më të re që mban titullin “Ëndërr e prerë”.

Kënga e tyre e re bazohet në poezinë e poetit të njohur Dritëro Agolli.

“Ëndërr e prerë” me titull nga poezia e Dritero Agollit është kënga e radhës e Jerichos-s, videoklipin e së cilës e realizuam në bashkëpunim me aktorin nga Prizreni, Xhevdet Doda, i cili me lojën e tij i dha kuptim këtij projekti”.

Në njoftimin e Jerichos thuhet se kjo këngë ishte emocionalisht puna më e rëndë që e kanë bërë ndonjëherë.

Jericho që njihet për këngët që shprehin rebelimin për gjendjen aktuale në vend ka thotënë se thelbin e këngës së tyre më të re e përshkruajnë më së miri katër vargjet e fundit të poezisë “Ëndërr e prerë” të Dritëro Agollit.

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh
Ne ëndërronim nje vdekje më të mirë
Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës”.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.

Tekstet e këngëve të tyre në përgjithësi janë të shkruara në dialektin gegë.

Të gjitha këngët e Jerichos trajtojnë tema sociale, me theks të veçantë për problemet që populli shqiptar i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë me qeverisjen e vendit.