Jep mbrojtjen deputeti Shkumbin Demalija dhe katër të akuzuar të tjerë në rastin “Veteranët”

0
139

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka dhënë mbrojtjen deputeti Shkumbin Demalija dhe katër të akuzuar të tjerë në rastin e njohur “Veteranët”.

Agim Çeku, Rrustem Berisha, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe AhmetDaku, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në seancën e sotme dhanë mbrojtjen të akuzuarit Shkumbin Demalija, Çelë Gashi, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe XhavitJashari.

Ndërkaq, për shkak të përfundimit të orarit të punës së gjykatës mbeti në gjysmë dhënia e mbrojtjes nga i akuzuari SadikHalitjaha, e cila do të vazhdoj nesër duke filluar nga ora 09:00.

Po ashtu, nesër pritet të vazhdohet me dhënien e mbrojtjes edhe nga të akuzuarit Rrustem Berisha, Shukri Buja, Faik Fazliu dhe Ahmet Daku.

Ndryshe, në gjykimin e djeshëm trupi gjykues morri vendim me të cilin ndalohet publikimi në media i dhënies së mbrojtjes deri sa të deklarohen të gjithë të akuzuarit. Kryetarja e trupit gjykues Nushe Kuka– Mekaj, këtë vendim e morri për shkak të mundësisë së ndikimit në proces gjyqësor publikimi i këtyre deklaratave.

Kujtojmë se që nga marsi 2020, nuk ka arritur të mbahet asnjë seancë në këtë rast si pasojë e COVID-19. Përkatësisht gjyqtarja e rastit Nushe Kuka– Mekaj, kishte caktuar 2 herë datat e mbajtjes së seancave për këtë rast, mirëpo si pasojë e mos përmirësimit të gjendjes në vend nga virusi COVID-19, këto seanca janë anuluar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila përfaqësohet nga prokurorët Enver Krasniqi dhe Valdet Gashi, Agim Çeku sëbashku me Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari dhe AhmetDaku, akuzohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të njëjtit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë njohjen e statusit të Veteranit Luftëtar, personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie.

Me këto veprime pretendohet se buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në shumë prej