Jennifer Lopez zyrtarizon fejesën

0
32

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, kanë zyrtarizuan fejesën e tyre pas 2 vitesh lidhje dashurie.

Këngëtarja publikoi foton, ku shihet unaza me një diamant gjigant,gjithashtu edhe i dashuri i saj, gjashtë vjeç më i ri postoi një foto ku ka konfirmuar se Jennifer i tha po.

“Ajo tha po”, u shpreh Alex në postimin e tij .

Alex i propozoi Jennifer-it gjatë pushimeve në Bahamas dhe për të gjithë miqtë e tyre nuk ishte aspak surprizë, pasi ishte diçka që pritej. Përsa i përket unazës, ajo arrin në vlerën 5 milionë dollarë.

Kujtojmë që Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony./atsh