Jeff Bezos, më i pasuri në botë

0
99

Jeff Bezos merr sërish titullin e personit më të pasur në botë, duke i dhënë fund mbretërimit gjashtëjavor të Elon Musk.

Kjo është ajo që del nga Indeksi i Miliarderëve “Bloomberg”, sipas të cilit Bezos, themeluesi i “Amazon”, tani vlen 191 miliardë dollarë, krahasuar me 190 miliardët e Musk.

Kreu i Tesla-s humbi terren ditët e fundit me rënien e aksioneve të gjigantit të makinave elektrike.