Jef Bezos paraqet anijen kozmike që ka mision Hënën

0
46

Fazë e re e garës për në Hënë me paraqitjen e ”Blue Moon”, anijes kozmike të projektuar nga kompania ”Blue Beads” e miliarderit Jeff Bezos për të transportuar një ngarkesë dhe astronautë në Hënë, në përputhje me njoftimin e fundit nga presidenti amerikan Donald Trump për një mision në Hënë brenda vitit 2024.

Mjeti special është me ngjyrë blu dhe ka një pamje që ”ngjall” anijen e ëndërruar gjatë viteve 1950.

Miliarderi Bezos e prezantoi atë në Uashington.

“Kjo është ‘Blue Moon”, tha ai para një auditori të madh, në të cilin kishte shumë përfaqësues të NASA-s, studiues, gazetarë dhe studentë.

”Kthimi në Hënë është gjëja e duhur për të bërë dhe kompania mund të ndihmojmë për të përmbushur këtë afat jo vetëm për të shkuar në Hënë, por edhe për të qëndruar atje’’, përfundoi Bezos./atsh