Javën në vijim pushim nga të reshurat, kthjellët dhe me diell

0
63

Fusha anticiklonike nga Europa perëndimore dhe qëndrore do të shtrihen mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme. Këto fusha sjellin përmirësim të motit dhe një pushim nga të reshurat e javëve të fundit.

Në përgjithësi parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, megjithëse ditëve të para depërtimi i masave më të ftohta ajrore do të zbres lehtë temperaturat gjatë ditës. Orëve të mëngjesit parashihen kushte për mjegull rreth viseve të ulëta, që më pas do të shpërndahet. Vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta.

Në pjesën e dytë të javës nga Afrika veriore depërtojnë mbi rajon masa të ngrohta që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel priten mundësi për reshje të dobëta shiu.
Kushtet meteorologjike ditëve të ardhshme do të karakterizohen me mot stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror dhe me inversione termike, prandaj ndotësit ajror mbesin pranë sipërfaqes së tokës, e si rrjedhojë vlerat e cilësisë së ajrit kohëpaskohe mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

19.10 – Në mëngjes ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull dhe ngrica. Ditën kryesisht me diell.
20.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, viseve të ulëta me mjegull dhe ngrica, gjatë ditës kthjellët dhe me diell.
21.10 – Mëngjesi i ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull, vende-vende me ngrica. Ditën kryesisht me diell.
22.10 – Në mëngjes ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me diell.
23.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale zbresin nën vlera mesatare, e më pas në pjesën e dytë të javës rritje e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet në rritje graduale nga 14C, të hënën, deri në 21C ditën e premte.
Do të fryj erë drejtimesh të ndryshme e lehtë 1-5m/s.
Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale, e më pas me tendencë të rënies.